Emri nuk është pengesa e vetme e integrimit në BE

Maqedonia

Emri nuk është pengesa e vetme e integrimit në BE

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 18:03

Partitë janë të ndara në lidhje me çështjen nëse vetëm kontesti i emrit është pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE.

Ndërsa VMRO-DPMNE thotë se emri është shkaku i vetëm që Maqedonia nuk merr datën e negociatave për anëtarësim, LSDM thotë se kritikat për gjyqësorin dhe mediet po kthehen në një kusht të ri për zhvillimin e mëtejshëm të procesit.

“Përsëritja e rekomandimit është shenjë se BE ka ende në planet e saj Maqedoninë, por jep edhe mesazhin se ky proces varet vetëm nga ne”, thotë Radmila Shekerinska nga LSDM.

Pas publikimit të Raportit të Progresit u përhapën spekulimet se zgjidhja e kontestit të emrit po hyn në një fazë vendimtare, por tani për tani duket se nuk ka asnjë aktivitet në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat