Ali Ahmeti: Kur Maqedonia do hyje në NATO, unë do largohem nga politika

Maqedonia

Ali Ahmeti: Kur Maqedonia do hyje në NATO, unë do largohem nga politika

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 16:15

“Kur do ta anëtarësoj Maqedoninë në NATO do të dorëhiqem përfundimisht nga politika” tha Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sonte ne emisionin e Blendi Fevziut ne Tv Klan. Ai gjithashtu ka folur edhe per ndarjen e Maqedonisë.

Ndarjen e territorit te Maqedonise, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-se, thotë se e ka refuzuar prej momentit kur u propozua ne vitin 2001, kur ishte komandant u Ushtrisë Çlirimitare Kombëtare. Ky projekt i ndarjes, sipas Ahmetit ishte artikuluar nga kryeministrit maqedonas i kohës, Lubço Georgievski.

Ahmeti thotë se ndarja do të ishte shumë e dëmshme për shqiptarët.

Ali Ahmeti, mendon se shquiptarët dhe maqedonasit, nuk duhet të mendojnë për ndarje, por të përqendrohen tek proceset integruese.

Ahmeti foli edhe per rreziqet nga radikalizimi Islmaik në Maqedoni, “Në Maqedoni ka edhe xhamia ka edhe kisha, ne jemi duke punuar, jemi duke i menaxhuar këto situata, ne distancohemi nga çdo ekstremizëm qoftë ai edhe islamik, në Maqedoni s’ka radikalizëm islamik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat