Ahmeti: Formimi i partisë së tretë dëmton shqiptarët

Maqedonia

Ahmeti: Formimi i partisë së tretë dëmton shqiptarët

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 16:14

Në Maqedoni nuk ka hapësirë për parti të tretë shqiptare, thotë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Duke komentuar protestat e disa muajve më parë dhe përpjekjet për ta kanalizuar pakënaqësinë në formimin e një partie të re, Ahmeti thotë se për shqiptarët do të ishte e dëmshme ekzistimi i më shumë se dy partive.

“Në Maqedoni nuk ka shumë hapësirë për shumë parti politike të shqiptarëve. Unë mendoj se është shumë e dëmshme që shqiptarët të kenë një parti politike në Maqedoni, sepse do të burokratizohen dhe kriminalizohen, kurse dy parti shqiptare në Maqedoni është shumë reale dhe produktive për shqiptarët e Maqedonisë, kurse 3 parti politike është e dëmshme për shqiptarët e Maqedonisë”, tha Ahmeti, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Në Maqedoni është njoftuar tashmë formimi i një partie të re politike që do mbajë emrin "Besa".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat