Ali Ahmeti: Në 2001 më propozuan ndarjen e Maqedonisë, por nuk pranova (Video)

Maqedonia

Ali Ahmeti: Në 2001 më propozuan ndarjen e Maqedonisë, por nuk pranova (Video)

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 19:24

Gjate nje interviste ne emisionin “Opinion”, me Blendi Fevziun, kreu i Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti zbuloi se Kryeministri i asaj kohe, i kishte propozuar ndarjen e Maqedonise. Deklarata e Ahmetit u be ndersa flitej per luften e vitit 2001, ne kohen kur ai ishte Komandant i Ushtrise Clirimtare Kombetare, ne emisionin qe do te transmetohet sot ne Tv Klan.

Ndarjen e territorit te Maqedonise, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-se, thotë se e ka refuzuar prej momentit kur u propozua ne vitin 2001, kur ishte komandant u Ushtrisë Çlirimitare Kombëtare. Ky projekt i ndarjes, sipas Ahmetit ishte artikuluar nga kryeministrit maqedonas i kohës, Lubjo Georgievski.
Ahmeti thotë se ndarja do të ishte shumë e dëmshme për shqiptarët.
Ali Ahmeti, mendon se shquiptarët dhe maqedonasit, nuk duhet të mendojnë për ndarje, por të përqendrohen tek proceset integruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat