Maqedonia shqyrton përvojën spanjolle për minorenët

Maqedonia

Maqedonia shqyrton përvojën spanjolle për minorenët

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 17:40

Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari sot pati takim me ambasadorin spanjoll, Ramon Abaroa Karanza, në të cilin bisedoi për bashkëpunimin e deritanishëm midis dy vendeve, me ç'rast theks të veçantë i është vënë gjyqësisë, si dhe mënyrës së bashkëpunimit të mëtejmë.

Siç kumtoi Kabineti i tij, Jashari e ka njoftuar ambasadorin Abaroa Karanza për procedurat të cilat janë në vijim, si dhe për aktivitetet reformuese të cilat ndërmerren në lidhje me sigurimin e efikasitetit dhe pavarësinë në sistemin gjyqësor.

Ambasadori, Abaroa Karanza deklaroi se është i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm, si dhe atë se ndryshimet dhe reformat të cilat bëhen në fushën e gjyqësisë janë esenciale për procesin e eurointegrimeve. Në takim është folur edhe për përvojën e Mbretërisë së Spanjës në fushën e drejtësisë së minorenëve.

Ministri Jashari u falënderua për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunimin e mëtejmë midis Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat