Miratohet buxheti për vitin 2015

Maqedonia

Miratohet buxheti për vitin 2015

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 23:15

Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 18-të pas përfundimit të debatit të përgjithshëm me 65 vota “pro” e sollën buxhetin për vitin 2015.

Propozim-buxheti për vitin 2015 është me projektime reale dhe i pasqyron prioritetet dhe politikat qeveritare për rritjen ekonomike dhe zhvillimin, mbështetjen e sektorit privat dhe të standardit të qytetarëve vlerësuan deputetët e VMRO-DPMNE-së në vazhdimin e sotëm të debatit të përgjithshëm për buxhetin për vitin e ardhshëm.

Grupi i deputetëve të BDI-së e mbështeti Propozim-buxhetin me elaborimin se është rezultat i marrëveshjeve politike, të cilat burojnë nga vullneti i qytetarëve të këtij vendi, ndërsa reflektohen në projektin e programit qeveritar.

Për deputeten Roza Topuzova-Karevska shumica parlamentare në mungesë të pjesës më të madhe të opozitës nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë për të dhënë kritika për Propozim-buxhetin. Republika e Maqedonisë duhet të ketë buxhet në funksion të zhvillimit dhe prosperitetit të shtetit dhe theksoi ajo, paratë të shpenzohen për popullin. Topuzovska-Karevska vlerëson se Maqedonia në lidhje me pagën mesatare prej 352 euro është e fundit në rajon. Theksoi se paga mesatare në Kroaci është 729 euro, 475 euro në Mal të Zi, në BeH 424 euro, ndërsa në Serbi 381 euro. Nevojiten tha, investime të huaja dhe punësime në sektorin real, ndërsa jo në administratën shtetërore dhe publike.

Ramiz Merko nga BDI-ja kërkoi shumë më të madhe nga buxheti për bllokun e dotacioneve për komunat. Nevojitet investim në infrastrukturën komunale dhe zhvillimin rajonal me renome”, theksoi Merko.

Ai e përshëndeti programin për zhvillim ekonomik, duke potencuar se po bëhen punë të mëdha për tërheqjen e inevstimeve përmes zonave zhvillimore teknologjike industriale dhe për ulejn e papunësisë.

Pas përfundimit të seancës së 18-të vonë pasdite deputetët vazhduan sipas rendit të ditës së seancës së 15-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat