Besimi mbështet kritikat e Brukselit për gjyqësorin

Maqedonia

Besimi mbështet kritikat e Brukselit për gjyqësorin

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 18:54

Gjyqësori ka qenë edhe sot në qendër të kritikave, por këtë herë nga zv.kryeministri për Çështje Evropiane Fatmir Besimi.

Gjatë diskutimit në Kuvend, Besimi tha se problemeve të gjyqësorit u duhet përgjigjur me reforma rrënjësore në sistemin gjyqësor, për të rikthyer, siç tha ai, besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

“Shumë me rëndësi gjithashtu në Raport janë kritikat e Komisionit Evropian lidhur me reformat në sistemin gjyqësor, posaçërisht në aspektin e forcimit të pavarësisë së gjyqësisë, dhe përmirësimin e cilësisë së drejtësisë, me qëllim të rritjes së besimit të publikut më të gjerë në këtë sistem”, deklaroi Besimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat