SHBA kërkon nga Maqedonia zbatimin e ligjit për ata që luftojnë në Siri dhe Irak

Maqedonia

SHBA kërkon nga Maqedonia zbatimin e ligjit për ata që luftojnë në Siri dhe Irak

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 19:01

Ambasadori i posaçëm amerikan për krizën në Lindjen e Afërt, Robert Bradke, pas takimit me Ministrin e Drejtësisë Adnan Jashari, theksoi se është me rëndësi që ligji i miratuar para pak javësh që ka të bëjë me personat që luftojnë në Siri dhe Irak, të zbatohet në praktikë.

“Maqedonia është partner i shkëlqyer, dhe punon bashkë me ne lidhur me këtë çështje. E mirëpres atë që tha Ministri për Ligjin e ri, por më e rëndësishme është se si ligji do të zbatohet sepse është një gjë të kesh ligj në letër, dhe është gjë tjetër se si ai ligj zbatohet në praktikë”, deklaroi Robert Bradke, Ambasador i SHBA-ve për luftërat në Irak dhe Siri.
Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari tha se duke parandaluar shkuarjen e shtetasve të Maqedonisë në këto konflikte, tentohet të mbrohet edhe imazhi i islamit dhe kombësisë së luftëtarëvepotencial.

“Tendenca është që të reflektojë me parandalimin e qytetarëve të Maqedonisë, shtetasve të Maqedonisë, që të shkojnë në luftëra jashtë Maqedonisë, në veçanti në Lindjen e Afërt. Duke vepruar në mënyrë preventive, njëkohësisht veprojmë në ruajtjen e imazhit të fesë që ata i takojnë, në veçanti fesë islame, po pse jo edhe përkatësisë etnike, që ata pjesëtarë i takojnë”, tha Adnan Jashari, Ministër i Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat