VMRO-DPMNE: E përshendesim kthimin e PDSH-së në kuvend

Maqedonia

VMRO-DPMNE: E përshendesim kthimin e PDSH-së në kuvend

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 15:14

VMRO-DPMNE ka përshëndetur sot kthimin e deputetëve të PDSH-së në kuvend dhe i ka bërë thirrje edhe LSDM-së dhe partive tjera opozitare ta bëjnë të njëjtën gjë.

"E përshendesim kthimin e PDSH-së në kuvend. Kuvendi është institucion ku duhet të zhvillohet dialogu politik. Shpresojmë që edhe LSDM dhe partitë tjera opozitare të kycen në punën e legjislativit", shprehet Ilija Dimovski koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat