Vazhdon debati për Buxhetin për vitin 2015

Maqedonia

Vazhdon debati për Buxhetin për vitin 2015

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 09:34

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë debatin për Buxhetin për vitin 2015.

Në rend dite të vazhdimit të mbledhjes së 18-të janë Propozim-buxheti i propozuar i Republikës së Maqedonisë për vitin 2015, në lexim të dytë, ndërsa si pikë e dytë është Raporti për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014.

Pas përfundimin e kësaj mbledhje duhet të miratohet Propozimi i ligjit për realizimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015, me procedurë të shkurtuar, që është në rend dite të mbledhjes së 15-të./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat