I ftohti nis nga mesi i javës, të shtunën mund të bjerë borë

Maqedonia

I ftohti nis nga mesi i javës, të shtunën mund të bjerë borë

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 21:45

Vendi mund të përfshihet në nja valë e të ftohtit që nga mesi i javës ë do të hyjmë. Meteorologët parashikojnë që nga dita e shtunë të ketë edhe reshje të para të borës, në zonën malore. Temperaturat nga dita e mërkurë nuk do të jenë më të larta se 10 gradë, ndërsa rritja e vranësirave do të rris edhe reshjet, të cilat të enjten do të jenë intensive.

Nga dita e premte, temperaturat e ulta do të jenë prej -2 deri 0 gradë celsius.

Parashikimet janë që edhe në javën e fundit të tetorit të mbajë mot i ftohtë me temperatura të mëngjesit deri në – 5, ndërsa ato maksimale 7 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat