Gruevski për kritikat e Ahmetit për Evro-integrimet: Përpjekje, suksese, por edhe dobësi

Maqedonia

Gruevski për kritikat e Ahmetit për Evro-integrimet: Përpjekje, suksese, por edhe dobësi

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 19:16

Partneri i madh në qeverisje, kryeministri Nikolla Gruevski është pyetur për kritikat që ka bërë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti rreth ngecjes së çështjes së evro-integrimeve.

Kreu i Ekzekutivit ka deklaruar se nuk do ta komentojë deklaratën e Ahmetit. "Por, do ta komentoj atë që në të kaluarën e kam realizuar. Ne kemi bërë përpjekje të mëdha për t'i përafruar punët në çdo fushë dhe kemi treguar suksese serioze. Kuptohet kemi dobësi, asnjëherë nuk kemi thënë se situata është ideale në çdo sferë, por kemi progres të vazhdueshëm", ka thënë Gruevski, pas përurimit të poligonit sportiv në Komunën Gjorçe Petrov.

Ai ka deklaruar se përveç se ka progres të vazhdueshëm, ekziston hapësirë për më shumë. "Do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat për progres në të gjitha fushat, duke i përfshirë edhe këto të cilat u përmendën", tha Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat