Janullovska: Shqiptarët 19 për qind në MPB

Maqedonia

Janullovska: Shqiptarët 19 për qind në MPB

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 16:35

Sipas ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovska përfaqësimi i shqiptarëve në ministrinë e brendshme arrin në 19 për qind rreth . Ajo njoftoi se në konkursin e radhës për pranimin e 400 policëve i cili do të shpallet nesër, do të merret parasysh edhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i bashkësive etnike. Ky kriter do të merret parasysh gjatë përzgjedhjes së kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit.

“Në MPB jemi shumë afër plotësimit të përqindjes së nevojshme për shqiptarët në gjithë territorin e vendit megjithatë ka sektor të caktuar gjegjësisht njësi të caktuara ku jo vetëm që është plotësuar përqindja por edhe është tejkaluar. Po kemi numër konkret 19%”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.

Sipas Jankullovskës, nuk do të ketë përfaqësim plotësues adekuat në ato sektor ku është përmbushur kjo përqindje.

“Atje ku nuk është plotësuar përqindja e përfaqësimit adekuat gjithsesi se me këtë konkurs do të tentojmë ta arrijmë përqindjen dhe unë do dëshiroja që ta arrijmë këtë rrumbullakim që në të ardhmen të themi në ndonjë konkurs të ardhshëm aspak të mos jetë temë diskutimi përfaqësimi adekuat. Atje ku veç më është arritur përfaqësimi i drejtë kuptohet se do të kemi qasje korrekte dhe këtu nuk do të insistojmë në përfaqësim plotësues adekuat pasi përqindja është arritur. Me çdo konkurs, me këtë tani dhe me të gjitha parapraket, qëllimi ynë është që në tërësi ta respektojmë përbërjen etnike të popullatës në Maqedoni”, tha Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.

Shifrat e prezantuara nga Jankullovska janë të përafërta me ato të Avokatit të Popullit të vitit 2013 se në Ministrinë e Brendshme ka të punësuar 17,8% shqiptarë, ndërsa në krahasim me vitin paraprak është shënuar rritje prej vetëm 1%.

“Numri i shqiptarëve në këtë ministri ka rritje simbolike, ka një rritje të zbehtë. Qeveria të angazhohet shumë më tepër që në struktura e policisë profesionale të ketë përfaqësues të etnitetit shqiptar por edhe të etniteteve të tjera, në vende përgjegjëse. Numrat tregojnë se me konkursin e ardhshëm nuk mund të arrihet përfaqësim i drejtë por unë apeloj dhe kërkojë që të vazhdojnë me trend apo rritje më të theksuar”, u shpreh Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat