Rexhepi: Nëse iu duhet të vdisni, vdisni për vendin tuaj, jo për Sirinë

Maqedonia

Rexhepi: Nëse iu duhet të vdisni, vdisni për vendin tuaj, jo për Sirinë

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 13:44

Reisi i BFI-së, Reis Ulema, Sulejman Ef Rexhepi, ka deklaruar se termi "xhihad" do të thotë kur njeriu vihet në mbrojtje të atdheut.

Sipas tij, nëse duhet që të vdiset, atëherë duhet të vdiset për atdhe dhe jo për Sirinë.

Ai thotë se në Maqedoni, disa vite më parë ka qetësim të islamit radikal që sipas tij është lëvizje politike fetare, transmeton REL.

“BFI dhe unë personalisht, duke parë realitetin e Maqedonisë dhe myslimanëve këtu, kemi biseduar me disa njerëz për të cilët kemi konsideruar se i takojnë lëvizjeve të tilla dhe kemi arritur që t’i bindim dhe tash nuk ka kurrfarë turbulencash. Disa prej tyre i kemi angazhuar në objektet fetare me nënshkrimin paraprak të një deklarate nga ana e tyre se e njohin institucionin e Bashkësisë fetare Islame”, tha Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat