Menduh Thaçi: Serbët mbeten po ata, nuk ndryshojnë

Maqedonia

Menduh Thaçi: Serbët mbeten po ata, nuk ndryshojnë

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 22:39

Serbët janë po ata dhe nuk kanë ndryshuar qasjen ndaj shqiptarëve, thotë kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke komentuar incidentin në ndeshjen Serbi - Shqipëri.

Ai thotë se presidenti dhe kryeministri serb janë të përfshirë së bashku me partinë dhe shtetin e tyre në vrasjen e 300 mijë njerëzve, ndaj sipas tij shqiptarët nuk duhet t’u lejojnë të tregohen si evropianë.
“Për t’i bindur gjithë shqiptarët se qasjen duhet ta kemi ndryshe, ata nuk ndryshojnë, a janë të majtë, a janë të djathtë, a janë radikal, a janë më të butë, serbët kanë qasjen e njëjtë ndaj shqiptarëve, asgjë nuk ka ndryshuar dhe ne duhet ta kemi qasjen e njëjtë ndaj tyre. Me udhëheqës si Nikoliçi dhe Vuçiqi që janë drejtpërdrejt të implikuar me partin e tyre dhe me shtetin në dy dekadat e fundit në vrasjen e 300.000 mijë njerëzve, t''''u lejojmë që të tregohen se kanë imazh evropian nuk është mirë”, tha Thaçi, njofton Zhurnal.
Ai u shpreh se sporti nuk duhet të implikohet në politikë, edhe pse sipas tij gjithçka që mund të ndodhë mes shqiptarëve dhe sllavëve në Ballkan, implikon aspekte politike dhe kombëtare.
“Do të ishte mirë që kjo situatë të tejkalohet dhe të vazhdojmë të punojmë”, tha kreu i PDSH-së.
I pyetur për vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, Thaçi e cilësoi atë si shumë delikate.
“Kryeministri Rama nuk jep përgjegjësi para meje se a shkon në Beograd apo jo, është i zgjedhur i parlamentit të Shqipërisë dhe ndoshta mund të ketë aspekte pozitive për Shqipërinë vizita e atij në Beograd, por për shqiptarët e Maqedonisë dhe shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë unë dyshoj se mund të ketë ndonjë impakt pozitiv kjo vizitë”, u shpreh Thaçi.
Deklaratat e tilla u bënë pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat