Hasanoviq nuk do të jetë ambasador në BeH, MPJ anulon emërimin

Maqedonia

Hasanoviq nuk do të jetë ambasador në BeH, MPJ anulon emërimin

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 14:31

Fuad Hasanoviq nuk do të jetë ambasador i Maqedonisë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Lajmi bëhet i ditur për “Zhurnal” nga burime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Hasanoviq u caktua për ambasador në Sarajevë, por pas aferës së keqpërdorimeve financiare në Ambasadën e Maqedonisë në Katar, MPJ ka vendosur anulimin e të gjitha procedurave.

Mësohet se Qeveria nuk ka vendosur ende emrin e ambasadorit të ri në Sarajevë.

Gjatë ditës së djeshme, “Zhurnal” njoftoi se presidenti Gjorge Ivanov po bllokon procedurat e emërimit të ambasadorëve shqiptarë, kuadro të BDI-së.

Kjo siç mësohet në shenjë hakmarrjeje ndaj BDI-së, për shkak të mosnjohjes së legjitimitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat