Ahmeti fton FBI-në për të mbuluar skandalin e Artan Grubit?

Maqedonia

Ahmeti fton FBI-në për të mbuluar skandalin e Artan Grubit?

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 13:36

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti kërkon që FBI ta monitorojë procesin “Monstra”.

“Edhe pse kjo çështje i takon fushës së gjyqësorit dhe së drejtës, prek drejtpërsëdrejti marrëdhëniet ndëretnike. Për ne ato janë shumë të rëndësishme. Vlerësojmë se mbikëqyrja ndërkombëtare do të rrisë kredibilitetin e këtij procesi, i cili në thelb është shumë i ndërlikuar. Në këtë kontekst, ne kërkuam që procesin ta monitorojë FBI”, ka deklaruar Ahmeti. Ai i ka thënë gazetës se për këtë çështje ka biseduar edhe me kryeministrin Nikola Gruevski dhe se edhe Gruevski ka qenë dakord që procesi gjyqësor të jetë më transparent.

Ndërkaq, disa ekspertë thonë se Ahmeti është i vetëdijshëm se Gruevski nuk do ta pranojë këtë propozim, por e bën me qëllim që të defokusojë vëmendjen e opinionit nga skandali i Artan Grubit me përmendoren e Sharllo Shatarollovit dhe nga debakli i BDI-së në 100 ditëshin të qeverisjes. Ata thonë se vetë deklarata e Ahmetit paraqet skandal më të madh se ai me Shatorollovin, sepse FBI nuk monitoron, por heton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat