Maqedonia vendos 500 euro gjobë për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Maqedonia vendos 500 euro gjobë për tejkalim të shpejtësisë

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 23:47

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë paralajmëron rritjen e dënimeve për kundërvajtjet në trafik.
Sipas inspektorit Ivo Najdovski nga MPB, do të rriten dënimet për tejkalim shpejtësie, komunikim në telefon dhe për mospërdorim rripi.
Në deklaratën për Kanal5, ai thotë se për tejkalim shpejtësie, në masën 50 km/h më shumë se norma e lejuar, do të parashihet 500 euro dënim, transmeton Zhurnal.
Nëse drejtues i mjetit refuzon të paguajë dënimin, atij do t’i regjistrohen poenë negativë dhe pas dy rasteve të tilla, do t’i merret patenta e shoferit.
Në rastet kur drejtuesi i mjetit është i dehur, policia ka të drejtë, përveçse ta dënojë, edhe ta shoqërojë atë deri në zhdehjen e tij.
MPB propozon edhe vendosjen e licencave për autoshkollat. Nëse konstatohet se instruktori nuk ka bërë trajnimin teorik dhe praktik të kandidatit për patentë, do t’i hiqet licenca.
Të gjitha këto propozime do të përfshihen në ndryshimet e reja ligjore që Qeveria do t’i propozojë Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat