Artan Grubi i quan shqiptarët haxhuzakë dhe mjeranë

Maqedonia

Artan Grubi i quan shqiptarët haxhuzakë dhe mjeranë

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 09:04

Kur të gjithë prisnin që Grubi të rrinte pak anash nga paraqitjet publike pas vetëfotografimit me “Nexhat Agollin”, ai menjëherë të nesërmen bëri gafën e radhës në pres konferencën e BDI-së, duke marë rolin e policit të trafikut e duke u treguar ministrave e deputetëve nga cila anë e Aliut të rrinë.

Kur mediat kujtuan se shpëtuan të paktën një ditë pa një budallallëk të Grubit, vjen gafa e radhës.

Artan Grubi i quan shqiptarët haxhuzakë dhe mjeranë.

Kur të gjitha rrjetet sociale janë mbushur me fotomontazhe në kuadër të fushatës #artanselfiechallenge përmes të cilës ironizohet dëshira e madhe e deputetit të BDI-së për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe me budallalliqe, një mike e Grubit (Anita Latifi) i del atij në mbrojtje duke e quajtur raritet për kërkimin public të faljes.

Grubi mezi pret të komentojë , ose më saktë të lavdërojë vehten edhe një herë.

“….., ti e di se sa e mirë është ndjenja kur i frymëzon njerëzit.

Akoma më hyjnore qenka ndjenja kur merr persipër mëkatin e të gjithë neve dhe kur frymëzon fytyrën e vërtet smirake tek shumica e atyre njerëzve që tek ty shohin çdo gjë që ata asnjëherë nuk do të janë.

Ndodh që tingëlllon prepotente kjo, por patjetër të jetë ashtu për një shoqëri të tillë haxhuzake dhe mjerane që ska as guximin më të vogël të thotë PO, edhe unë gabova, por e mbulon frigën e vet duke grumbulluar fajin te dikush që ka guxim të mbart mbi supe gabimin e një pjese të konsiderueshme të shoqërisë dhe të mediave”.

Dhe sa mbaron koment – falenderimi I deputetit të BDI-së , Artan Grubi, menjëherë fillojnë komentet mbrojtëse për të dhe kërkim llogaritë për mediat nga drejtuesit e OJQ” ZGJOHU!”. “Zgjohu !” nuk thanë asnjë fjalë si shoqëri civile për gafën politike të ish shefit të tyre, po në facebook I bashkangjitet Grubit dhe fajin ia hedh mediave duke harruar se mediat vetëm publikuan lajmin që e solli shefi I kabinetit të kryetarit të BDI-së, këshilltari politik i Ali Ahmetit, deputeti Artan Grubi.

Dhe të gjitha mediat pa përjashtim, i besuan komunikatës zyrtare të BDI-së në pushtet, e cila e di datën e saktë te vendosjes së përmendoreve shqiptare në Shkup. Kjo komunikatë, ia bëjmë me dije “Zgjohut!’ është publikuar edhe në web faqen zyrtare të BDI-së sot kësaj dite . Hapeni dhe lexojeni para se të fajsoni mediat./Ditari.mk/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat