Kush janë shqiptarët që vrapuan për ta legjitimuar Këshillin e Sigurimit të Gjorgje Ivanovit?!

Maqedonia

Kush janë shqiptarët që vrapuan për ta legjitimuar Këshillin e Sigurimit të Gjorgje Ivanovit?!

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 18:38

Gjorgje Ivanov presidenti i kontestuar nga BDI-ja, njiherit edhe nga shumica e popullatës shqiptare në Maqedoni u anashkalua përsëri Presidenti i shtetit për ti ftuar përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve në qeveri. Denigrimi që i bëhet BDI-së si përfaqësues i popullit shqiptar është i paprecedentë.

Për anëtarë të rinj të këtij Komisioni, Ivanovi zgjodhi ish deputeten Flora Kadriu dhe Naser Sejdinin, zv/shef i shtatmadhorisë. Pra shqiptarët, edhe përkundër bojkotit nga subjektet politike, do t’i përfaqësojnë Veli Kreci, Flora Kadriu dhe Naser Sejdini. Me këtë përzgjedhje, Ivanovi zgjodhi krizën rreth delegimit të kuadrit të BDI-së në Këshillin e Sigurimit, të cilët vazhdojnë ta kontestojnë legjitimitetin e presidentit. Me këtë është ruajtur njëkohësisht edhe korniza kushtetuese për përfaqësimin e bashkësive etnike. Nga kabineti i Ivanovit nuk komentojnë nëse presidenti u ka ofruar vend edhe BDI-së në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, megjithatë nga partia e Ahmetit pohojnë se nuk ka pasur një ftesë të tillë. Nga kabineti i presidentit njoftojnë se në seancën e sotme konstituive të Këshillit të Sigurisë, janë përcaktuar aktivitetet lidhur me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit në periudhën e ardhshme ndërsa është konstatuar se subjektet e Këshillit po realizojnë me sukses obligimet në pjesën e kompetencave të tyre. Këshilli kërkoi që subjektet të përforcojnë aktivitetet në drejtim të sigurisë dhe paralajmërimit në kohë të rreziqeve për sigurinë kombëtare. Në seancë u diskutua edhe situata në Siri dhe Irak, me theks të veçantë, situata e rekrutimit të qytetarëve të rajonit drejt këtyre shteteve. Këshillin e Sigurimit, krahas presidentit e përbëjnë edhe kryeministri Nikolla Gruevski, kryeparlamentari Trajko Veljanovski, Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, ajo e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, si dhe Ministri i Jashtëm Nikolla Popovski. Konstituimi i sotëm i Këshillit të Sigurisë filloi me rreth 50 minuta vonesë për shkak të vonesës së zakonshme të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat