Megjithatë, Maqedonia do të marrë rekomandimin e 6-të

Maqedonia

Megjithatë, Maqedonia do të marrë rekomandimin e 6-të

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 10:53

Maqedonia do të marrë megjithatë rekomandimin e 6-të me radhë për fillimin e negociatave me BE-në, në Raportin e Progresit që do të publikohet më 8 tetor.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Komisionit Evropian (KE), për portalin në gjuhën maqedonase Nova, transmeton Zhurnal.

Sipas burimeve që citohen, KE po shqyrton disa formulime të rekomandimit dhe kjo për shkak të krizës serioze politike dhe ngecjes së proceseve demokratike në vend.

Prandaj, pritet që rekomandimi që KE do t’i propozojë Këshillit të BE-së do të jetë o i kushtëzuar me përmirësimin e situatës dhe të performansave demokratike, deri në dhjetor, o ai do të përmbajë kualifikime që do të tregojnë në mënyrë të qartë mangësitë e shtetit.

Mësohet se komesioneri Stefan Fule nuk do të do të largohet nga funksioni i tij, duke i hequr Maqedonisë rekomandimin, sepse në këtë mënyrë, siç thonë burime, do t’ia kufizonte hapësirën e veprimit pasuesit të tij Johannes Hahn.

Arsyeja e dytë që çon Brukselin për të lënë në fuqi rekomandimin, është fakti se një veprim i tillë do të përbënte precedent në integrimet evropiane./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat