PDSH mban kongresin më 12 tetor

Maqedonia

PDSH mban kongresin më 12 tetor

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 01:02

Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Orhan Ibrahimi deklaroi sot se, Kongresi i 6-të i Partisë do të mbahet më 12 tetor të këtij viti.

“Vendimin për ta mbajtur më 12 Tetor e sollëm për arsye shumë të mëdha, për shkak aktualitetit politik. Çështja e parë që dua ta theksoj janë ngecjet euroatlantike, e patëm samitin e NATO-s ku Maqedonia su ftua, njëkohësisht dua të theksoj se Partisë Demokratike Shqiptare i duhen organet legjitime që duhet të dalin prej këtij kongresi. Për faktin se në Maqedoni ka një destabilitet të madh politik, ku dita ditës mund të priten edhe zgjedhje të parakohshme, prandaj Partia Demokratike Shqiptare duhet ti ketë organet legjitime për tu përgatitë edhe për sfida të tjera politike.

Moment tjetër është edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike Shqiptare, ju e dini se për momentin është jashtë parlamentit dhe i duhet Partisë Demokratike Shqiptare legjitimiteti i organeve funksionale. Këto janë tre arsye që na detyrojnë që ti përshpejtojmë punët për të shkuar drejt kongresit të rregullt të Partisë Demokratike Shqiptare”, theksoi Ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat