Pirovska: Qeveria dëshiron ta ruajë martesën, por është për bashkësi jashtëmartesore

Maqedonia

Pirovska: Qeveria dëshiron ta ruajë martesën, por është për bashkësi jashtëmartesore

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 18:56

Kryetarja e komitetit të Helsinkit Urania Pirovska, ka reaguar që ndryshimet kushtetuese miratohen në momentin kur opozita nuk është në Parlament dhe nuk zhvillohet debat i mirëfilltë.

“Thonë se është momenti i duhur për miratimin e ndryshimeve Kushtetuese, se ekziston konsensus i gjerë dhe se e gjithë kjo është në të mirë të qytetarëve. Nuk besoj, në mungesë të opozitës dhe debatit të mirëfilltë”, deklaroi Pirovska në Kuvend ku u mbajt debate publik për ndryshimet kushtetuese.

“Amendamentet për martesën ishin në ndryshim e sipër gjatë periudhës së verës, për çka disa nga deputetët u ndien të manipuluar pasi propozimi i parë ishte vetëm për definimin e martesës por jo edhe për bashkësitë jashtëmartesore”, tha Pirovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat