Tragji-komedi në BDI: Nëna me lot kërkon ta bëje djalin drejtor

Maqedonia

Tragji-komedi në BDI: Nëna me lot kërkon ta bëje djalin drejtor

Më: 24 shtator 2014 Në ora: 00:24

Dehja nga pushteti ka ndikuar që disa zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim të bëhen të varur nga postet dhe nëse i humbi ato edhe të sëmuren keq dhe të bien në depresion. Një skandal tragjikomik i ditëve të fundit ka lënë pa fjalë edhe vetë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, njofton portali TetovaSot.
Nëna e një zyrtareje të partisë, ka marrë të bijën dhe kanë shkuar bashkërisht te Ahmeti për ti qarë atij hallin e djalit të saj. Siç rrëfen për TetovaSot një burim nga BDI, ajo ka filluar të qajë me lot para Ahmetit duke thënë se i biri i saj do të bie në depresion nëse mbetet pa pozicion drejtues në organet shtetërore. Andaj për ta shpëtuar djalin e saj, nëna ka kërkuar që birin e saj ta emërojnë drejtor në një organ të lartë shtetërorë.
Kryetari i BDI-së, ka mbetur pa tekst dhe ka tentuar ta ngushëlloj dhe qetësojë zonjën e cila në vazhdimësi ka kërkuar konfirmim nga Ahmeti se do ta kryejë këtë punë dhe djali i saj do të zgjidhet drejtor. TetovaSot ka kontaktuar disa funksionarë të ndryshëm të BDI-së të cilët nuk duan të flasin zyrtarisht për skandalin, por pranojnë se kjo tanimë është përhapur në parti dhe është bërë një batutë “hit” në koloaret partiake.
Ky rast vjen në një kohë kur BDI ende nuk ka caktuar drejtorët e ri në organet, ndërmarrjet dhe drejtoritë shtetërore që i takuan në Qeverinë e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat