Jashari: Ndryshimet kushtetuese, marrëveshje politike midis VMRO-së e BDI-së

Maqedonia

Jashari: Ndryshimet kushtetuese, marrëveshje politike midis VMRO-së e BDI-së

Më: 24 shtator 2014 Në ora: 00:21

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari sa u përket ndryshimeve kushtetuese ka thënë se ka të bëjë me marrëveshje politike, e arritur mes BDI-së dhe VMRO-së.

“Këto ndryshime kushtetuese nuk kanë karakter të natyrës politike apo nuk prekin në çështjet ndëretnike, sepse kam pasur pyetje nga gazetarë të shumtë përse kërkesat e shqiptarëve që janë artikuluar në zgjedhje të ndryshme nuk janë përfshirë në këto ndryshime. Gjithnjë kam theksuar dhe do përgjigjem edhe këtu: Ministria e Drejtësisë është pjesë e qeverisë dhe këto ndryshime janë harmonizuar në momentin e formimit të qeverisë përmes marrëveshjes politike midis liderëve të partive politike që përbëjnë këtë koalicion”, ka thënë ministri Jashari, në debatin mbi ndryshimet kushtetuese, ku ishin të pranishëm profesorë dhe njohës të fushës juridike.

Për profesorin Osman Kadriu, në këto ndryshime kushtetuese, më e pakta që duhet kërkuar është përkuzufizimi që shqiptarët të cilësohen shtet-formues në Maqedoni.

“Kur u definua Republika e Maqedonisë si shtet nacional, shqiptarët dolën në grupin e dytë dhe e humbën atë atribut që e kishin në kushtetutën e ‘74, element konstitutiv i Maqedonisë. Kjo duhet të rregullohet”, ka thënë Kadriu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat