PDSH po zgjedh delegatët e Kongresit

Maqedonia

PDSH po zgjedh delegatët e Kongresit

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 22:16

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) informon se intensivisht po punojnë rreth përgatitjeve të Kongresit VI të partisë.

"Në emër të këshillit për organizimin e kongresit të 6-të të Partisë Demokratike Shqiptare dëshiroj të informoj opinionin, se jemi duke punuar intensivisht në terren me strukturat e partisë dhe në përputhje me Statutin. Javën që lëmë pas janë rrumbullaksuar aktivitetet në këto degë të PDSH-së: Hasan Beg (Shkup), Studeniçan, Kumanovë, Tetovë, Zhelinë, Saraj, Bogovinë, Bërvenicë-Çellopek, Negotinë-Vrapcisht dhe Forumin e Gruas Shqiptare pranë PDSH-dega Strugë”, tha anëtari i këshillit për organizimin e kongresit partiak, Azem Sadiku.

Ai Sqaroi se në të gjitha këto degë janë zgjedhur edhe delegatët e Kongresit.

“Në të gjitha këto degë të partisë, në një frymë të relaksuar, me një angazhim maksimal e procedura demokratike, konform Statutit të partisë, u zgjodhën organet drejtuese nëpër nëndegët dhe degët përkatëse, si dhe u zgjodhën delegatët për kongresin e 6-të të Partisë Demokratike Shqiptare”, tha Sagiku, duke shtuar se përgatitjet rreth Kongresit zhvillohen në bazë të dinamikës së paraparë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat