Seanca të katër komisioneve të Kuvendit

Maqedonia

Seanca të katër komisioneve të Kuvendit

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 10:00

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për financim dhe buxhet, për çështje ekonomike, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave.

Pika e vetme e rendit të ditës të seancës së Komisionit për arsim, shkencë dhe sport dhe atij për financim dhe buxhet është Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për arsim të të moshuarve, në lexim të dytë.

Komisioni për financim dhe buxhet do t'i shqyrtojë propozim-ligjet për rezervat e obligueshme të naftës, për plotësim të Ligjit për shitje të banesave në pronësi shoqërore, dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për privatizim dhe dhënie me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, që të tretë në lexim të dytë.

Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike është Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për koncesione dhe partneritet publiko-privat në lexim të dytë, ndërsa Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do të debatojë për propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për nusprodhime nga prejardhja e kafshëve, dhe për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve, që të dytë në lexim të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat