Ahmeti: Vizita e Papës, mirënjohje për bashkëjetesën ndërfetare

Maqedonia

Ahmeti: Vizita e Papës, mirënjohje për bashkëjetesën ndërfetare

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 13:45

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se vizita e sotme e Papa Françeskos në Tiranë është shprehje e mirënjohjes së mbarë njerëzimit për bashkëjetesën ndërfetare të shqiptarëve ndër shekuj, si virtyt i shquar i kombit tonë që sot duhet të shërbejë si model për tejkalim të mosmarrëveshjeve fetare në botë, por edhe si urë lidhëse midis Krishterimit dhe Islamit.

Ja deklarata e plot e Ahmetit

Kam nderin e veçantë që të përshëndes vizitën e Atit të Shenjtë, kreut të Kishës Katolike, Papa Françesko, në Shqipëri, që paraqet vizitën e parë në ndonjë vend në Evropë që nga zgjedhja e tij në krye të Kishës Katolike.
Vizita e sotme e Papa Françeskos në Tiranë është shprehje e mirënjohjes së mbarë njerëzimit për bashkëjetesën ndërfetare të shqiptarëve ndër shekuj si virtyt i shquar i kombit tonë që sot duhet të shërbejë si model për tejkalim të mosmarrëveshjeve fetare në botë, por edhe si urë lidhëse midis Krishterimit dhe Islamit.
Kjo bashkëjetesë nuk është e rastësishme për një popull të lashtë, gjri i të cilit i fali botës të lumen Nëna Terezë, Shkupjanën Gonxhe Bojaxhiu, që u ngrit në simbol të humanizmit dhe dashurisë ndërnjerëzore, përtej besimeve fetare.
Ardhja e Papa Françeskos në Shqipëri është mirënjohje edhe për kombin shqiptar dhe kontribuon në promovimin e Shqipërisë në mënyrë të shkëlqyer pasi që sot, e gjithë bota, nëpërmjet të gjitha mediave më të mëdha botërore, ka drejtuar sytë në Tiranë dhe mëson për Shqipërinë dhe shqiptarët
- See more at: http://www.kosovapress.com/sq/rajoni/ahmeti-vizita-e-papes-mirenjohje-per-bashkejetesen-nderfetare-25286/#sthash.az2PCWe4.dpuf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat