Thaçi: Në PDSH nuk ka vend për avanturistë të ndryshëm

Maqedonia

Thaçi: Në PDSH nuk ka vend për avanturistë të ndryshëm

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 11:36

Mbrëmjen e së premtes në restorantin “Karshiaka” në Studeniçan, dega e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Karshiakë mbajti kuvend zgjedhor ku për kryetar të ri u zgjodh z.Sedat Rushidi. Punimet e kuvendit i ndoqi edhe Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi, struktura partiake e degës dhe mysafir të tjerë.

“I nderuari kryetar i partisë, me angazhimin e palodhshëm të të gjithë neve do të bëjmë përpjekje maksimale që në betejat politike të dalim faqebardhë. Shfrytëzojë rastin të theksoj se dega e RDSH-së dhe dega e FGSH-së do të kenë respektin më të madh, si nga ana ime si kryetar dege ashtu edhe nga kryesia e degës. Do të bashkëveprojmë bashkërisht duke i ruajtur specifikat e secilit”, tha kryetari i degës së PDSH-së në Karshiakë z.Sedat Rushidi.

Ndërsa kryetari i deritanishëm i degës së PDSH-së në Karshiakë z.Azem Sadiki i cili njëherit është edhe anëtar i kryesisë së PDSH-së dhe kryetar i Komunës së Studeniçanit theksoi se angazhimi i tij do jetë edhe më i fuqishëm në artikulimin e politikave të PDSH-së dhe mbështetjes që do i jep kryetarit dhe kryesisë së dëgës së PDSH-së në Karshiakë.

“Nuk jam ithtarë i fjalëve, por jam ithtar i punës. Besoj se unë bashkë me kryesinë e re të degës dhe në bashkëpunim të ngushtë me kryesitë të nëndegëve dhe kryesinë qendrore do të arrijmë ti realizojmë qëllimet tona. Me fitoren e PDSH-së ne e rikthejmë krenarinë dhe dinjitetin e shqiptarëve”, tha Sadiki.

Ndërsa kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi tha se në PDSH nuk ka telashe gjithçka shkon sipas rregullave dhe me mirëkuptim.

“PDSH-ja është një parti që dëgjonë çfarëdo vërejtje që i jepet, por vetëm një gjë nuk është e gatshme për të dëgjuar që në kuadër të vetë të pranojë avanturistë të ndryshëm të cilët i bëjn shumë ndarje kombit shqiptarë. Jemi në një situat jashtëzkonishtë delikate si komb dhe duhet me shumë racionalitet të ecim në këto momente shumë të rëndësishme. Disa diplomat shumë të rëndësishmëm që i kam takuar këto ditë kur i shtrojmë argumentet më thanë a mund të na thuashë diçka pozitive për maqedonasit Ju thashë Jo por për shqiptarët mund tju them diçka pozitive. Shqiptarët vazhdojnë 99 për qind të jenë pro NATO-së, BE-së dhe SHBA-ve”, tha Thaçi./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat