Delegacioni qeveritar në forumin e biznesit në Mersin

Maqedonia

Delegacioni qeveritar në forumin e biznesit në Mersin

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 12:42

Kryeministri Nikolla Gruevski së bashku me delegacionin qeveritar në përbërje të të cilit janë edhe Bill Pavleski dhe Furkan Çako, si dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe nxitje të eksportit Kliment Shekerovski e vazhdon vizitën në Republikën e Turqisë.

Sipas agjendës, delegacioni qeveritar i Maqedonisë sot do të marrë pjesë në forumin e biznesit në Mersin.
Mbrëmë, kryeministri Gruevski në Adana ka marrë pjesë në forumin e biznesit i cili ishte organizuar në bashkëpunim me Unionin turk të odave dhe shkëmbimit të mallrave (TABB) dhe Odës industriale të Adanasë. Në forum para ekonomistëve turq ishin prezantuar risitë që i ofron Maqedonia për investitorët e huaj, për hapjen e biznesit dhe vendeve të reja të punës.

Turqia është mes dhjetë partnerëve tregtar më të vlefshëm të Maqedonisë. Në vitin 2013 u gjet në vendin e 9-të, ndërsa investimet e huaja direkte në dy vitet e fundit arrijnë 44 milionë euro. Turqia bën pjesë në grupin e ekonomive të rritura shpejtë në Evropë, me rritje të bruto prodhimit shoqëror prej katër përqindjeve dhe është një nga 20-të ekonomitë më të mëdha në botë. Rolin udhëheqës që e ka ky vend në fushën e përpunimit të elementeve të industrisë automobilistike, pajisjeve elektronike, tekstilit dhe materialeve ndërtimore e bëjnë destinacion atraktiv nga e cila mund të ndërmerren përvoja, por edhe në të cilën ka partnerë potencialë të biznesit të cilët mendojnë ta zgjerojnë biznesin e tyre jashtë kufijve të Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat