Pritet aksion i madh policor kundër “islamistëve” në Maqedoni?!

Maqedonia

Pritet aksion i madh policor kundër “islamistëve” në Maqedoni?!

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 10:00

Ministria e punëve të brendshme tanimë ka përgatitur planin e plotë për një aksion policor kundër të dyshuarve për pjesëmarrje në Siri, nxitësve dhe disa hoxhallarëve, thuhet në një mesazh që është dërguar në e-mailin e faqes sonë, ilirida.net.

Sipas asaj që është shkruar në mesazh, policia e Maqedonisë në listën e saj ka dhjetëra predikues fetarë dhe disa persona të tjerë që ndihmojnë dhe përkrahin ideologjinë e tyre.

Ministria e punëve të brendshme disa herë ka deklaruar se me vëmendje po ndjek situatën në shtetet fqinje dhe se është në bashkëpunim me institucionet e tyre për informacione të tjera në lidhje pjesëmarrësit në luftërat jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat