Sot Shënohet 50-vjetori të gjyqësisë kushtetuese në Maqedoni

Maqedonia

Sot Shënohet 50-vjetori të gjyqësisë kushtetuese në Maqedoni

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 09:54

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë sot do ta shënojë 50-vjetorin e themelimit të gjyqësisë kushtetuese në vend.
Në kuadër të shënimit do të mbahet konferencë ndërkombëtare në të cilën fjalim do të mbajnë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva.
Pjesëmarrësit në konferencë do të debatojnë për “Sfidat bashkëkohore të gjyqësisë kushtetuese: Parimin e ndarjes së pushtetit dhe mbrojtjes së tij nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe për Vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërinë e akteve nënligjore”.
Në kuadër të konferencës do të mbahet edhe konferencë-shtypi në të cilën do të flasin kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva, kryetari i Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut Din Shpilman, shefi i Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Ralf Bret, gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të drejta të njeriut Mirjana Lazarova – Trajkovska dhe zëvendësregjistruesi i Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut, Majkëll O’bolj.
Në konferencë është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të gjykatave dhe institucioneve vendore dhe të huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat