15 vjeçarja nga Shkupi bëhet myslimane dhe shkon në Siri

Maqedonia

15 vjeçarja nga Shkupi bëhet myslimane dhe shkon në Siri

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 12:50

Një vajzë 15 vjeçare nga Shkupi, e cila prej disa vitesh ka jetuar me prindit në Liezh të Belgjikës, ka shkuar në Siri, pasi e ka pranuar fenë islame, shkruan gazeta “Dnevnik”. Sipas gazetës, vajza 15 vjeçare është nisur në Siri, deri sa ka qëndruar për pushime në Shkup. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar se vajza është paraqitur si e zhdukur, por nuk kanë dhënë më tepër detaje.
“ Më 15 korrik në Shkup është paraqitur rasti i zhdukjes së një vajze. Fillimisht u shpall urdhër për kërkimin e saj në nivel lokal, kurse më pas edhe në nivel nacional. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me policinë belge dhe po kërkojmë vajzën e zhdukur”, ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Vajza bashkë me prindit dhe motrën e saj ka jetuar në Liezh të Belgjikës, kurse për çdo vit kanë ardhur për pushime te gjyshja në Shkup. Sivjet kanë ardhur më 30 qersdhor, kurse më 15 korrik gjyshja e ka paraqitur vajzën si të zhdukur.

Ajo prej aeroportit të Shkupit ka fluturuar në Stamboll me pasaportën e motrës së vet 19 vjeçare. Disa ditë pas zhdukjes së papritur, vajza u ka shkruar një SMS prindërve të vet, përmes së cilës i ka njoftuar se nga krishterimi ka kaluar në islam, se gjendet në Siri dhe se është mirë. Prindit i ka porositur që të mos brengosen për të. Tani për tani nuk ka informacione të konfirmuara se pse 15 vjeçarja ka udhëtuar në Siri dhe nëse i është bashkangjitur ndonjërën prej palëve në luftë. Poashtu nuk janë siguruar informata se në cilën pjesë të Sirisë së përfshirë nga luftë civile, gjendet ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat