Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 15-të

Maqedonia

Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 15-të

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 14:40

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 15-të në rend dite të së cilës është Propozim-ligji për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015, me procedurë të shkurtuar.
Para deputetëve janë edhe propozim-ligjet për ndryshimin e ligjeve për ndërprerje të shtatzënisë, për inspektim sanitar dhe shëndetësor, për shëndet publik, për siguri në furnizimin me gjak, për studime mjekësore dhe në vazhdimësi përkryerja profesionale e mjekëve të mjekësisë dhe për marrje dhe transplantim të pjesëve nga trupi i njeriut për shkak të shërimit, të gjitha në lexim të parë.
Në seancë duhet të diskutohet edhe për propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për pllenim ndihmës biomjekësor dhe për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet të ndryshme ngjitëse, të dyja në lexim të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat