Gruevski në takime me kreun shtetëror turk

Maqedonia

Gruevski në takime me kreun shtetëror turk

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 14:38

Kryeministri Nikolla Gruevski sot, në kuadër të vizitës në Republikën e Turqisë, do të takohet me presidentin Rexhep Taip Erdogan dhe me homologun e tij, kryeministrin turk, Ahmet Dautogllu.
Gruevski gjatë dy ditëve të fundit mori pjesë në biznes forume në qytetin Eksishehir, rajonin industrial Koxhaeli dhe Izmit ku para ekonomistëve turq janë prezantuar volitshmëritë të cilat i ofron Maqedonia për investitorët e huaj, për hapjen e bizneseve dhe vendeve të reja të punës.
Sipas agjendës, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri në përbërje të së cilit janë edhe ministrat pa resor për tërheqjen e investimeve të huaja, Bill Pavleski dhe Furkan Çako, si dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe nxitje të eksportit, Kliment Shekerovski, gjatë ditëve në vijim do të marrë pjesë edhe në biznes forume në Ankara, Adana dhe Mersin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat