Kuvendi e votoi rritjen e rrogave në administratën publike

Maqedonia

Kuvendi e votoi rritjen e rrogave në administratën publike

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 23:09

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite i miratoi ndryshimet ligjore të cilat parashohin rritjen e rrogave të administratës publike për katër për qind.

Rritja do të fillojë me rrogën e tetorit që do të paguhet në nëntor.

"Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov përkujtoi se, deri më tani, para krizës ekonomike, rrogat në administratën publike janë rritur për 25 për qind.

Deputetët e përshëndetën vendimin qeveritar, duke theksuar se miratimi i tij i referohet udhëheqjes së politikës stabile ekonomike e cila jo vetëm që nuk i uli, por edhe i rriti rrogat dhe pensionet.

Deputetët në kuadër të mbledhjes së 15-të i votuan edhe ndryshimet e Ligjit për borxhin publik, me të cilat, nga borxhi publik përjashtohen detyrimet e ndërmarrjeve publike të themeluara nga shteti, shoqatave tregtare të cilat janë në pronësi të plotë apo dominante të shtetit, detyrimi afatshkurtë për nevoja likuide të Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit, si dhe komunave, nëse për to nuk garanton shteti.

Në pajtim me ndryshimet, edhe borxhi i Bankës popullore nuk paraqet borxh publik.

Kuvendi për momentin po debaton rreth Propozim ndryshimeve të Strategjisë për zhvillim rajonal të Republikës së Maqedonisë 2009 - 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat