Kuvendi vazhdon me seancën e 15-të

Maqedonia

Kuvendi vazhdon me seancën e 15-të

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 12:05

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 15-të në të cilën duhet të votohet për Propozim-ligjin për mbrojtje dhe mirëqenien e kafshëve në lexim të parë, për të cilin debati përfundoi dje.

Deputetët, ndër të tjerash, do të debatojnë për ndryshimet e Ligjit për produkte me origjinë prej kafshëve të Ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë, të Ligjit për inspektim sanitar dhe shëndetësore, të gjitha në lexim të parë.

Në rend dite janë edhe ndryshimet e Ligjit për shëndet publik, të Ligjit për siguri në furnizimin me gjak, të Ligjit për studime mjekësore dhe përsosshmërinë e vazhduar profesionale të mjekëve, të Ligjit për transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për shërim, të Ligjit për fertilizim biomedicinar, si dhe të Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektuese, të gjitha, gjithashtu në lexim të parë.

Me procedurë të shkurtuar në rend dite të seancës së 15-të janë plotësimi i Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë ndryshimet e Ligjit për borxh publik dhe të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese.

Në kuadër të seancës do të diskutohet edhe për Propozim-ndryshimet e Strategjisë për zhvillimin rajonal të Republikës së Maqedonisë 2009-2019 dhe Propozim-vendimi për dhënien e pëlqimit për Vendimin statutor për ndryshimin e Statutit të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodij" në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat