Stavreski, prezantoi propozim buxhetin për vitin e ardhshëm

Maqedonia

Stavreski, prezantoi propozim buxhetin për vitin e ardhshëm

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 21:02

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, e prezantoi propozim buxhetin për në vitin e ardhshëm. Sipas tij, prej nëntorit të këtij viti, me pagesën e rrogës së tetorit, të ardhurat në administratën publike do të rriten për 4 për qind.

Prej korrikut, me pagesën e qershorit, ndihma sociale do të rritet për 5 për qind, përderisa pensionet prej tetorit, me pagesën e pensionit të shtatorit do të rriten gjithashtu për pesë për qind. Buxheti për vitin 2015, siç theksoi zëvendëskryeministri Stavreski, është në funksion të përmbushjes së priorittve të kësaj Qeverie, e ato janë mbështetja ndaj ekonomisë dhe sektorit privat përmes investimeve kapitale, por edhe standardit të qytetarëve.

Siç theksoi Stavreski, propozim-buxheti është rezultat i analizës gjithëpërfshirëse, ku janë marrë parasysh dy trende – lëvizjet në ekonominë evropiane dhe arritjet në ekonominë e Maqedonisë këtë vit.
“Ekonomia evropiane trgoi shenja negative, në tetë vende ka rënie të prodhimit industrial, si dhe trende negative në ekonominë gjermane. Ne ndërkaq, vërejtëm rritje të lartë për 4,3 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti. I analizuam edhe dy trendet dhe konkluduam se ekonomia e Maqedonisë, falë rritjes ekonomike. mund t’i lejojë vetes rritje të rrogave, pensioneve dhe ndihmave sociale dhe m atë ta përmirësojë standardin e qytetarëve”, deklaroi Stavreski. Përndryshe, Buxheti për vitin 2015 është projektuar në rritje prej 4 për qind të BPV-së, inflacion prej 2 për qind dhe deficit buxhetor i cili është më i ulët se ai i këtij viti dhe paraqet 3,5 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat