Gjyqi vendos: Zaev duhet t’i paguaj Gruevskit 50 mijë euro

Maqedonia

Gjyqi vendos: Zaev duhet t’i paguaj Gruevskit 50 mijë euro

Më: 3 shtator 2014 Në ora: 08:55

(E plotësuar)- Nikolla Gruevski, ashtu edhe siç pritej, ka fituar gjyqin me Zoran Zaevin i cili duhet ti paguaj 50 mijë euro për shpifje në rastin e shitjes së Makedonska Bankës. Gjykata e Shkupit e shpalli fajtor liderin e LSDM-së i cili kishte akuzuar kryeministrin Gruevski për marrje të ryshfetit prej 1.5 milion euro gjatë marrëveshjes për shitjen e bankës. Gruevski akuzën e kishte ngritur për shkaktim të lëndimit shpirtëror si dhe për shpifje dhe ofendim. Ekipi i Zaevit vendimin e quan të motivuara politikisht ndërsa akuzoi gjykatën se ka pamundësuar paraqitjen e dëshmitarit kyç, Den Donçev i cili edhe i kishte dorëzuar Zaevit audio-incizimin e bisedës së Gruevski ku ai kërkonte ryshfet për shitjen e bankës

Kryeministri dhe lideri opozitar - në gjykatë

Një gjykatë në Maqedoni është në dëgjim të një padie private nga kryeministri, Nikolla Gruevski, kundër liderit opozitar, Zoran Zaev, për shkak se ky ka paraqitur shpifje të dyshuara lidhur me shitjen e një banke.
Zoti Gruevski po kërkon dëmshpërblim prej 50 mijë eurove, nga lideri i Partisë Socialdemokrate në opozitë, Zoran Zaev, raporton AP nga Shkupi. Të dy ata janë paraqitur dje në gjykatë.

Më herët zoti Zaev kishte pretenduar se ka dyshime se Nikolla Gruevski ka marrë ryshfet nga një biznesmen serb, në vitin 2004, për ta lehtësuar shitjen e një banke private për të.

Nikolla Gruevski i ka hedhur poshtë këto akuza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat