BDI nuk do të ketë funksionarë të lartë në Samitin e NATO-s

Maqedonia

BDI nuk do të ketë funksionarë të lartë në Samitin e NATO-s

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 17:46

Bashkimi Demokratik për Integrim, partneri i koalicionit në Qeveri, në programin e së cilës, anëtarësimi në NATO ka përparësi kryesore, nuk do të ketë funksionar të lartë në delegacionin që do ta përfaqësojë Maqedoninë në Samitin e ardhshëm të Aleancës. Sipas ministrisë së jashtme, në ekipin që do ta kryesoj shefi i diplomacisë Poposki, do të jenë ministri i mbrojtjes Jolevski, sekretarët shtetërorë në ministrin e punëve të jashtme dhe atë të mbrojtjes si dhe ambasadori i Maqedoninë në Aleancë, transmetojnë mediat shqiptare në Maqedoni.

“NATO ka Samit në shtator, duam përparim, e jo zhgënjim…Këto janë zgjedhje të parakohshme, por nësenuk lëvizet dhe nuk ka përparim, mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme. Të parakohshme dhe të jashtëzakonshme” , tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Nga BDI-ja sqarojnë se mospjesëmarrja e zyrtarëve të saj në samitin në Uells ka të bëj me atë se se udhëheq me resorët që nuk kanë relacione të drejtpërdrejtë me integrimin në NATO.

“BDI-ja donë që ta ketë prioritet integrimin e vendit në NATO, por integrimin nuk mund ta bën BDI-ja apo VMRO-ja vet, por mund ta bëjmë të gjithë së bashku ne si shtet. Andaj edhe pak ka rëndësi se kush merr pjesë në këto samite, por me rëndësi ka që të gjithë bashkërisht të angazhohemi për ti tejkaluar çështjet që e pengojnë integrimin e Maqedonisë në NATO, deklaroi Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Para gjashtë muajve lideri i BDI-së Ali Ahmeti porositi se nëse në shtator nuk ka lëvizje pozitive drejt procesit të NATO-s janë të mundshme edhe zgjedhje të jashtëzakonshme, deklaratë kjo të cilën Ahmeti e zbuti pas vendimit në maj për ta vazhduar koalicionin gjashtë- vjeçar me Nikolla Gruevskin dhe VMRO DPMNE-në. Prej partisë së tij tani thonë se ka një lëvizje të dukshme të komunitetit ndërkombëtarë, pa përmendur data.

“Në tek BDI jemi absolutisht të angazhuar për ti ndihmuar miqtë tanë ndërkombëtarë që Maqedonia të zë vendin e merituar në NATO dhe BE. Andaj nuk lidhemi për muaj por lidhemi për procese dhe ato procese i bëjmë bashkërisht me komunitetin ndërkombëtarë”, tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë Frank Valter Shtanmajer me deklaratën e djeshme se “nuk pret befasi për Maqedoninë në Uels”, vetëm sa në mënyrë plotësuese konfirmoi atë që tash më dihej se të enjten dhe premten kreu i Aleancës nuk do ta shqyrtojë çështjen që ka të bëjë me zgjerimin e NATO-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat