Kryetari i Dhomës përfaqësuese të parlamentit të Kanadasë për vizitë në Maqedoni

Maqedonia

Kryetari i Dhomës përfaqësuese të parlamentit të Kanadasë për vizitë në Maqedoni

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 11:17

Kryetari i Dhomës përfaqësuese të parlamentit të Kanadasë, Endru Shir qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë vizitës Shir do të pritet nga presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, ndërsa do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski, si dhe me Aleksandar Nikolloskin, kryetari i grupit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Kanadasë dhe anëtarët e grupit.

Vizitën në Maqedoni Shir do ta fillojë me vendosjen e luleve në Përmendoren e heronjve të rënë për Maqedoninë, ndërsa pastaj do të mbajë fjalim edhe para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat