Lëndohet kryeministri Gruevski

Maqedonia

Lëndohet kryeministri Gruevski

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 09:17

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski gjatë ditës së sotme ka pësuar një lëndim në kembë, mu në 44 vjetorin e lindjes së tij.

Nga kabineti qeveritar i Gruevskit bëjnë me dije se në afërsi të vendit ku jeton kryeministri, gjatë vrapimit (në sprint) ai është lënduar në pjesën e epërme të këmbës së majtë.

Ndërkohë nga Kabineti shtojnë se janë ndërmarrë te gjitha masat shëndetësore, që me anë te terapive në një periudh prej 3 javësh Gruevski të shërohet tërësisht, nderkaq brenda kësaj kohe do të reduktohen aktivitetet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat