Shkup, atentat në Haraçine ndaj një nëne dhe dy djemve

Maqedonia

Shkup, atentat në Haraçine ndaj një nëne dhe dy djemve

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 08:40

Mediat maqedonase kanë raportuar se mbrëmjen e djeshme është bërë një atentat ndaj një gruaje me dy djemtë e saj, ku të tre kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur para një supermarketi në rrugën nr.1 në fshatin Haraçinë. Ndaj tre personave u qëllua me armë nga dy makina në lëvizje.

Tre të plagosurit u dërguan në spitalin e Shkupit. Mediat raportuan fillimisht se dy persona kanë mbetur të vrarë, por më pas rezultoi se ata ishin plagosur.

Ngjarja ka shokuar fshatin Haraçine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat