Komuna e Sarajit shndërrohet në deponi mbeturinash

Maqedonia

Komuna e Sarajit shndërrohet në deponi mbeturinash

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 19:17

Oborri i komunës Saraj është shndërruar në deponi të vërtetë nga ku kundërmon erë e keqe. Kjo deponi ka disa ditë që i shqetëson banorët e Sarajit, pasi plehrat që mblidhen nga ky vendbanim në vend që të dërgohen në Drislla deponohen në oborrin e komunës.

“Edhe pse gjithçka duket normale, para ndërtesës komunale të Sarajit, megjithatë pas këtij këndi të ndërtesës fshihet një deponi e vërtetë”.

Banorët e Sarajit janë të revoltuar si nga pushteti lokal edhe nga ai qendrorë. Ata thonë se deponia paraqet rrezik për shëndetin të gjithë atyre që jetojnë këtu.

“Me pa se si është aty, katastrofë, s’mundet me kalua njeriu aty pranë, por jo vetëm njeriu s’mundet me kalua asgjë”.

“Na vjen keq, por edhe mund të sëmuremi, sidomos fëmijët që dalin dhe luajnë këtu te parku, mund të sëmuren. Ky është problemi më i madh, erë e keqe kundërmon. Kemi frik sepse siç e shihni edhe vet janë grumbulluar gjithë këto mbeturina dhe askush nuk çan kokën për to”.

Në shekullin 21 kur shteti harxhon para të mëdha për përmendore dhe fasada baroku në rajonin qendrorë të qytetit, banorët në mjediseve rurale jetojnë pa kushte elementare, reagojnë vendasit.

“Pse komunat qendrore në qendër të qytetit paratë i harxhojnë për hajgare, derisa komunat rurale nuk kanë as ujë ëpr pije as rrugë, asgjë. Si është e mundur shteti të ketë të holla për përmendore, kjo është absurde”.

“ka shumë mbeturina, erë e keqe po vjen, papastërti e madhe. Kemi kërkuar që të mblidhen këto mbeturina por, s’ka kuruar reagimi”.

Kryetari i komunës Saraj Bekim Murati refuzoi të flet para kamerës të Alsat M për problemin, pasi ngutej në rrugë për Tetovë. Përgjegjësinë e barti tek drejtori i ndërmarrjes komunale të Sarajit, Qamil Kovaçi, i cili thotë se problemi është paraqitur shkaku i defektit të të gjithë kamionëve që i kanë për grumbullimin e mbeturinave.

“Për shkak të defektit që kemi me automjetet me të cilat bartim mbeturinat deri te deponoja Drislla kemi qen të detyruar që mbeturinat që i mbledhim në teren, ti deponojmë në oborrin që gjendet këtu afër komunës së sarajit, në kontinjerët që i kemi”, tha Qamil Kovaçi – drejtor I NP Saraj.

Nga deponia publike e qytetit ‘Drislla’ thonë se Ndërmarrja Publike ‘Saraj’ nuk ka ndalesë që mbeturinat t’i dërgoj në deponinë e atjeshme dhe se nuk janë të informuar për problemin në fjalë. Pushteti lokal paralajmëron se problemi së shpejti do të zgjidhet, ndërsa deri atëherë qytetarët duhet ta durojnë erën e keqe dhe të mbrohen nga sëmundjet potenciale ngjitëse, posaçërisht ata që shëtitën përskaj parkut menjëherë afër oborrit të komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat