Mehmeti: PDSH-istat e BDI-istat grushtohen mes veti, por janë dy degë shqiptare të VMRO-së

Maqedonia

Mehmeti: PDSH-istat e BDI-istat grushtohen mes veti, por janë dy degë shqiptare të VMRO-së

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 09:51

“Rrahja mes deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së tregon se vasalët janë shumë të rrezikshëm brenda llojit të vet, ngaqë ata e dinë se ‘shpatën’ qe ua jep sunduesi, mund ta përdorin o për t’ia ngrënë kokën njëri tjetrit, o për t’ua ‘prerë’ kokat atyre që e kundërshtojnë regjimin të cilit ata i shërbejnë. Andaj, nëse e keni vënë re, PDSH-istat e BDI-istat edhe grushtohen mes veti, por sa vjen puna dikush t’ua rrezikojë pozitën e vasalit, ato bëhet si dy degë shqiptare të VMRO-së dhe, bashkërisht e luftojnë faktorizimin e cilësdo partie të re, si dhe i kanë listat identike të portaleve e të individëve që i luftojnë deri në asgjësim, edhe atë vetëm pse e kritikojnë regjimi, vetëm pse pohojnë të vërtetë se këto dy parti shqiptare, me aq përulësi i shërbejnë këtij regjimi sa nuk mbahet mend ndonjë shqiptarë i këtushëm, në këtë mënyrë mjerane t’i ketë shërbyer cilitdo sundues të këtyre trevave!” shkruan Kim Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat