Ja se çfarë tha Gruevski në Samitin e Berlinit

Maqedonia

Ja se çfarë tha Gruevski në Samitin e Berlinit

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 15:36

Ka qëllim të qartë tek Gjermania, por edhe tek Komisioni evropian që më tepër të ndikojnë dhe të kyçen në lehtësimin e zgjidhjes së problemeve të ndryshme me të cilat po përballen shtetet e rajonit, deklaroi kryeministri i Maqedonisë Gruevski pas Samitit Gjermani-BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Berlin.

“Takimin e vlerësoj si mjaft të mirë. Patëm së pari takim dyorësh ne gjashtë kryeministrat nga vendet e Evropës Juglindore me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në të cilin unë, së paku dy herë diskutova edhe në pjesën politike edhe në atë ekonomike. Në pjesën politike për Maqedoninë kryesisht u përmend problemi që na e ka hapur fqinji ynë jugor para më shumë se 20 viteve. Praktikisht ajo ishte e vetmja që u përmend në pjesën e politikës dhe që ishte theksuar, për çka u bisedua dhe për çka u potencua se është mirë të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur sepse ai është problemi kyç se përse Maqedonia nuk i ka filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kjo nuk është fshehtësi”, theksoi Gruevski.

Mendoj se edhe këtu në Berlin edhe në Bruksel, tha Gruevski, tashmë kanë formuar pasqyrë të qartë se qëndrimi në vend lidhur me zgjidhjen e kësaj çështje për momentin më së shumti vjen nga shkaku që fqinji ynë jugor nuk është i gatshëm të bisedojë për gjetjen e zgjidhjes për shkak të problemeve të tjera që ta i cekin, por megjithatë çështja qëndron.

“Problemi qëndron, ne më së shumti i ndjejmë dhe nga ai aspekt të takimit u shfaq shpresa se do të punohet më tepër në periudhën e ardhshme dhe se edhe pala tjetër do të jetë më aktive për t’u zgjidhur kjo çështje”, theksoi Gruevski.

Shtoi se ka diskutuar edhe për projektet ekonomike dhe për planet zhvillimore të Maqedonisë, që, siç thksoi, është ajo të po bëhet tani nga projektet e mëdha.

“Tek ne po ndërtohen tre autostrada në tre drejtime ë ndryshme, pjesë të korridoreve, po ndërtohet një hekurudhë drejt Bullgarisë. Në plan është edhe ndërtimi i rrugës ekspres drejt Bullgarisë dhe projekte të tjera, projekte energjetike, kështu që i përmenda edhe ato. I përmenda edhe planet e ardhshme, siç është hekurudha drejt Shqipërisë, për të cilën tani përmes IPA-mjeteve po qaset drejt përpunimit të projektit. Të gjithë të tjerët i cekën projektet e tyre rajonale, do të thotë plane për ndërlidhje, qoftë ajo energjetike, qoftë e transportit në kuptimin e zgjidhjes hekurudhore apo rrugore”, tha kryeministri i Maqedonisë.

Në takim është bërë fjalë edhe për nevojën e krijimit të një klime të mirë afariste, sepse, siç u potencua, ekonomitë nuk mund të lëvizin përpara vetëm me projekte infrastruktuore.

“Ekonomitë mund të lëvizin, mes tjrash, edhe me klimë të mirë afariste, ndërsa për klimëp të mirë afariste një nga punët kyçe është sundimi i së drejtës dhe këtu në Maqedoni qëndron mjaft mirë. Kjo nuk është içka që nuk përmendet, përkundrazi, u përmend nga disa të pranishëm se Maqedonia është shembull i mirë për tërheqjen e investuesve të huaj, ndërkaq është e qartë se për të tërhequr investues të huaj, duhet të kenë siguri të caktuar, të mos them komoditet lidhur me kushtet në shtet për bërje të biznesit, përfshirë e sundimin e së drejtës”, theksoi Gruevski pas takimit në Berlin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat