Grubi: I takojmë Evropës, falëmnderit Berlin

Maqedonia

Grubi: I takojmë Evropës, falëmnderit Berlin

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 08:13

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Z. Artan Grubi, ka komentuar konferencën e sotme në Berlin në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Në një postim të tij, Grubi thekson:

Iniciativë e shkëlqyer nga Berlini zyrtar, një BRAVO e madhe. Falëmnderim i veçant për Kancelarën Merkel dhe MPJ Steinmeir për përpjekjet e tyre të fuqishme për ta rikthyer Ballkanin perendimor në hartën e interesit politik të Bashkimit Evropian.
Deputeti Grubi vijon duke shtuar që: Ne jemi Evropë dhe i takojmë vetëm Bashkimin Evropian dhe NATOsë.
Samiti i Ballkanit i organizuar nga Berlini zyrtar nisi nën drejtimin e kancelarës Merkel në sallën e mbledhjeve të qeverisë gjermane. Të pranishëm ishin kryeministrat e Ballkanit Perendimor dhe Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso. I pranishem eshte edhe kryeministri austriak.
Samiti Ballkanit një ditor në Berlin u përmbyll me konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel, kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama dhe nga njëshi i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat