Kush ishte 'burrnesha' mes rrahësve të BDI-së e PDSH-së?

Maqedonia

Kush ishte 'burrnesha' mes rrahësve të BDI-së e PDSH-së?

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 23:29

Deputetja e Partisë socialdemokrate, Vlladanka Aviroviq ka qenë e vetmja që dje në sallën “Boris Trajkovski” në Parlament është munduar ta qetësojë situatën mes deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së në rrahjen e tyre në seancën e Komisionit për financa dhe buxhet.

Aviroviq, siç tregojnë disa prej deputetëve të pranishëm në sallë, menjëherë pas shkëmbimit të parë të grushteve dhe fyerjeve mes dhjetëra deputetëve, bashkë me sigurimin janë ndalur para deputetit të PDSH-së Orhan Ibrahimi me qëllim të ndalojnë të shkojë kah deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili.

Në këtë rrahje kanë ndërhyrë edhe kryetari i Komisionit për financim dhe buxhet, Kërsto Mukoski, por ai nuk ka pasur mundësi shumë të ndihmojë në ndalimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat