Publikohet video e plotë nga debati dhe rrahja e deputetëve në Maqedoni

Maqedonia

Publikohet video e plotë nga debati dhe rrahja e deputetëve në Maqedoni

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 15:18

Deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi pasi që Rexhail Ismailin e quan 'majmun' e gjuan edhe me stilolaps...

Rrahja mes deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së shpërtheu dje në Parlament, pasi që nga foltorja e deputetëve, Orhan Ibrahimi i PDSH-së, gjatë fjalimit të tij akuzoi BDI-në se është fajtorja kryesore, që edhe pse Likova ndodhet pranë liqenit të Likovës nuk ka ujë të pijshëm, raporton Almakos. Për këtë, nga ulëset e Parlamentit deputeti i BDI-së, Reaxhail Ismaili ka komentuar duke i thënë Orhan Ibrahimit 'mos fol gjëra të pavërteta'.

Me ç'rast për këtë koment ka qenë i menjëhershëm reagimi i Ibrahimit, i cili Rexhail Ismailin e ka quajtur me fjalën 'majmun', kurse më pas siç thonë disa deputetë, Ibrahimi e ka gjuajtur me stilolaps Ismailin. Kështu, Ibrahimi ka lëshuar foltoren dhe është drejtuar për te ulëset e deputetëve në drejtim të Ismailit. Në këtë moment ka filluar grushtimi i tyre, ku janë përfshirë edhe disa deputetë të tjerë të BDI-së dhe PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat