Ajdari: Dëshmitarët frikësohen të flasin për montimin e rastit Monstra

Maqedonia

Ajdari: Dëshmitarët frikësohen të flasin për montimin e rastit Monstra

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 13:01

Kryetari i Këshilli organizativ të protestave kundër rastit Monstra, Bedri Ajdari bën të ditur se janë paraqitur disa dëshmitarë të cilët kanë fakte dhe dëshmi që të akuzuarit janë të pafajshëm.

Ajadri bën të ditur për mediat shqiptare në Maqedoni se kanë kontaktuar avokatin mirëpo dëshmitarët frikësohen të flasin para gjykatës apo para dikujt tjetër.

“E kemi njoftuar avokatin mbrojtës lidhur me këta dëshmitarë të cilët kanë dëshmi që rasti është i montuar dhe se kanë kërkuar familje për të fajësuar, mirëpo ata frikësohet të flasin publikisht”, tha Ajdari.

Ai shtoi se përderisa nuk kanë mbrojte ata do të heshtin dhe nuk do të rrezikojnë që të flasin.

“Unë kam biseduar mua më kanë treguar çdo gjë por ata frikësohen se pasi të dëshmojnë do të kenë pasoja dhe nuk duan të rrezikojnë. Ata kërkojnë siguri për vete që të jenë të lirë të thonë atë që dinë”, theksi Ajdari.

Përderisa ata nuk pranojnë të flasin dhe të tregojnë identitetin e tyre, këtë gjë nuk mund ta bëjmë ne, shton Ajdari.

“Thjesht nuk kanë besim në shtet dhe është e kuptueshme që nuk duan të prononcohen mirëpo do bëjmë çmos që pafajësia e familjarëve tanë të akuzuar në mënyrë jo të drejtë dhe në mungesë të fakteve të del në shesh”, tha Ajdari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat